Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i arrestuar për aferën e inceneratorëve është dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.
Koka i akuzuar nga SPAK për abuzim me vlerë rreth 3.7 milionë euro tek incenratori i Elbasanit, ka pasur shqetësime me tensionin gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim.
Ish-ministri ka pasur rekomandim nga mjeku për kontroll pasi ka shfaqur luhatje tensioni.
Lefter Koka po mbahet në paraburgimin e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë.
Koka fitoi mandatin e deputetit në Qarkun e Durrësit nën siglën e PS në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, por pak ditë para betimit, hoqi dorë nga mandati në mënyrë të papritur.
Ai ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013-2017 si përfaqësues i LSI gjatë bashkëqeverisjes me PS.
Ish-ministri u arrestuar më 14 dhjetor 2021 me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
57-vjeçari Koka ka pasur një karrierë të gjatë në politikë pasi në periudhën 2003-2007 ka mbajtur postin e Bashkisë Durrës.
Sipas SPAK, Koka akuzohet se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.
Pagesat janë kryer nga administatorët e kompanisë që po punon për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ndaj të cilëve gjithashtu ka nisur hetim nga SPAK.