Kryeministri Rama premton “Korridorin Blu” edhe pa ndihmën e BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërtimi i “Korridorit Blu” është një premtim i pashkruar në programin qeverisës. Por, kryeministri Edi Rama është zotuar ta bëjë edhe nëse Bashkimi Evropian nuk do ta financojë.

“Në harkun e pesë viteve do të kemi një autostradë të realizuar me standarde evropiane nga Murriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit, Thumanës, Kasharit dhe Rrogozhinës. Kemi pritur më gjatë seç duhet të prisnim”, u shpreh Rama.

Kjo vepër vjen si përpjekje e radhës e qeverisë, pas dështimit të tenderit të segmentit Milot-Fier në vitin 2020, njëkohësisht edhe si investimi i vetëm i ri rrugor.

Në program, rrugët e para që do të përfundojnë të plota janë Rruga e Arbrit dhe Kardhiq Delvinë. Puna për këtë të fundit duket se do të shpejtohet, pasi në dokumentin e buxhetit rruga dorëzohet në vitin 2023.

Madje, këto dy vite, do të jenë kantiere të hapura edhe për rrugët e tjera të nisura ndër vite.

Për transportin, qeveria angazhohet të zgjerojë rrjetin edhe me dy aeroporte të tjerë në Vlorë e Sarandë dhe me hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

Në dokument përmendet edhe transformimi i Portit të Durrësit, si një prej investimeve më të kushtueshme, puna për të cilin do të nisë në janar të vitit 2022.


Etiketimet

Protesta që përfundoi me vrasjen e 4-fishtë në Bulevard

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Meta akuzon Bashën se shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme. Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER