Gati puna për ‘Korridorin Blu’, Balluku firmos marrëveshjen në Greqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Korridori Blu, apo autostrada që lidh Shqipërinë me Greqinë në jug dhe me Kroacinë në veri do të nisë shpejt.

Projekti nuk është i ri, por pandemia pengoi nisjen e tij dy vjet më parë.

Për ministren Belinda Balluku, me Athinën zyrtare është arritur pakti që kantieret të hapen njëherësh në të dy vendet.

“Tani për ne është koha e duhur që të nisim këtë projekt dhe njëherë nga e para, por është edhe momenti kur shteti grek po nis pjesën e cila lidh autostradën joniane, atë në pikën e daljes në Janinë me pikën kufitare të Kakavijës”, tha Balluku.

Autostrada është 1,500 km e gjatë dhe në Shqipëri kalojnë 318 km. Sipas projektit, ajo nis në Muriqan dhe përfundon në Kakavijë, me kosto 1.5 miliardë euro. Për ministren Balluku, në të ardhmen shihet si ambicie edhe degëzimi i saj me Malin e Zi.

“Ky projekt do të krijojë një koneksion rrugor midis dy vendeve tona dhe me shpresën që Mali i Zi në të ardhmen të bëjë investimin në pjesën e tij për t’u lidhur ashtu siç Korridori Blu parashikon, Kroacinë deri në daljen në pikën e fundit, pra në Kallamat në shtetin grek”, theksoi ministrja.

Në Greqi, ministrja e Infrastrukturës firmosi edhe dy marrëveshje të tjera, njëra për hekurudhën Pogradec-Kastroria dhe tjetra për shkëmbim të energjisë elektrike.

Detajet e tyre, ministrja i shpjegoi në një intervistë ekskluzive për Euronews Greece.

5 COMMENTS

  1. Shpresoj qe keta vepra te rendesise se madhe rajonale te behen me te gjitha standartet qe autostradat ne rajonin tone kane marre shembullin ketu te autostradat e Kroacise qe jane nder me te mirat ne rajonin tone

  2. Shpresoj qe keta vepra te rendesise se madhe rajonale te behen me te gjitha standartet qe autostradat ne rajonin tone kane marre shembullin ketu te autostradat e Kroacise qe jane nder me te mirat ne rajonin tone

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Breshkat e ujit në Tunizi lirohen, por me një përgjues në trup

Tre breshka uji të shpëtuara u lëshuan në Mesdhe jashtë Tunizisë të dielën, njëra me një fener gjurmues të ngjitur në guaskën e saj...

Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,”...

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

TË FUNDIT

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER