KQZ miraton listën e PSD, Tom Doshit i hapet rruga për të kandiduar më 25 prill

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhje Partinë Sociale Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve dhe opozitës për t’ia pamundësuar këtë gjë, Tom Doshit i hapet rruga zyrtarisht për të garuar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Z. Doshi u vu në qendër të vëmendjes pasi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e citoi atë si rast i cili nuk duhet të përfaqësojë qytetarët shqiptarë, kjo duke pasur parasysh vlerësimin si “figurë e korruptuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

PSD-ja u themelua në vitin 1991 nga Skënder Gjinushi, i cili e drejtoi këtë parti deri në vitin 2019 pasi u votua kryetar i Akademisë së Shkencave. Pas largimit të tij fillimisht kryetar qe vendosur Engjëll Bejtaj.

Prej vitesh PSD ka qenë aleate e Partisë Socialiste, por që në këto zgjedhje vendosi të mos bashkëpunojë me asnjë aleat. Në zgjedhjet e vitit 2017, pas kalimit të Doshit te socialdemokratët, kjo parti mundi të marrë rreth 15 mijë vota, 13,226 prej të cilave në Shkodër dhe ai fitoi mandatin e deputetit.

Lexoni gjithashtu:

Pesë vjet nga Dekriminalizimi, politika ende flirton me të inkriminuarit për vota

Kush po bën fushatë me banditë? Andi Bushati dhe Baton Haxhiu “rrëzojnë” akuzën e Ramës

‘Mesazhi amerikan’ për kandidimin e Doshit, kryeministri Rama shmang pyetjen e gazetares së Euronews Albania

Pastërtia e kandidatëve, ambasadorja Kim rikujton vendimin e DASH për Tom Doshin

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER