Basha bisedë me Johannes Hahn: Integrimi në BE do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një bisedë online me Komisionerin e BE-së për Buxhetin dhe administratën, Johannes Hahn, i cili me herët ka qenë përgjegjës për procesin e zgjerimit.

Hahn ka vleresuar rolin e opozitës në miratimin e reformës në drejtësi ndërsa theksoi se sundimi i ligjit është çështja më e rëndësishme për një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Jam i sigurt që një vend si Shqipëria ka bërë shumë përpjekje [për integrimin] dhe mbaj mend mirë se kjo është bërë e mundur vetëm falë angazhimit tuaj,” – tha Hahn duke kujtuar këtu miratimin e reformës në drejtësi në mënyrë unanime bashkë me mazhorancën.

“Në rast se një qeveri e re do të jetë më shumë e angazhuar, ky do të ketë një impakt të konsiderueshëm,” – tha Hahn,” – “mund t’ju mbështes në të gjitha përpjekjet tuaja.”

Basha shprehu mirënjohje për angazhimet e BE-së ndaj Shqipërisë në përballjen e dëmeve që shkaktoi tërmeti i vitit 2019. Ai tha se synimi kryesor për Tiranën mbetet mobilizimi për tejkalimin e problemeve që shkaktoi ai, por që kryesore mbetet edhe lufta kundër korrupsionit.




Etiketimet

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë në Mesdhe vetëm gjatë fundjavës

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë jashtë brigjeve të Libisë dhe Maltës vetëm gjatë fundjavës, tha OJQ, ‘SOS Mediterranee’. Grupi i ndihmës për emigrantët tha...

Evropa përkujton sot Ditën e Holokaustit të Romëve

Vendet evropiane përkujtojnë sot Ditën e Holokaustit të Romëve, e cila sjell në vëmendje përndjekjet dhe vuajtjet e kësaj popullsie etnike gjatë Luftës së...

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER