Basha bisedë me kreun e grupit të PPE-së, Weber: Zgjedhjet e 25 prillit, jetike për integrimin e Shqipërisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Manfred Weber, kryetar i grupit parlamentar në Parlamentin Europian, atë të Partisë Popullore Europiane.

Në qendër të bisedës ishte interesimi i zotit Weber për shqetësimet dhe temat kryesore të fushatës zgjedhore në Shqipëri.

Gjatë bisedës zoti Basha theksoi se shqetësimet kryesore të shqiptarëve sot janë gjendja e rëndë ekonomike, kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe emigrimi.

Ai shtoi se zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve është e lidhur ngushtë me integrimin europian të vendit.

“Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpara në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, Manfred Weber tha se është gjithmonë mirë të dëgjojmë se reformat e pacaktuara nga BE janë garanci për të ardhmen europiane për Shqipërinë.

Ai u interesua për standardet dhe infrastrukturën zgjedhore, më konkretisht mbi situatën me mediat, me aktivitetet e fushatës, dhe në përgjithësi me aksesin në infrastrukturë për aktivitetin politik të PD.

Zoti Weber nënvizoi se standardet e zgjedhjeve të 25 prillit janë një kusht edhe për integrimin europian të vendit.

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER