Presidenti Meta kujton 22-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar 22-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, e cila i dha fund gjenocidit serb mbi popullsinë shqiptare të Kosovë.

Kreu i shtetit thotë se kombi shqiptar do t’u jetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë”, shkruan Meta.

Ai shprehet se e ardhshmja e Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe se Shqipëria do ta mbështesë në këtë drejtim.

“E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë”, shton ai.

Etiketimet

Monitorimi i punës së KLGJ dhe KLP, KSHH: Magjistratët hezitojnë të jenë pjesë e strukturave të posaçme

Një ditë më parë Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi konferencën mbi monitorimin e punës së KLGJ dhe KLP gjatë një vitit, ku e pranishme...

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19,...

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER