Rama në Turqi për të përmbyllur marrëveshjen për vaksinat kineze

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e sotëm se ndodhet në Turqi për të diskutuar rreth blerjes së një sasie vaksinash anti-COVID me një kompani të autorizuar.

“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim, o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!” – shkroi në Twitter kryeministri Rama.

Zyra për shtyp e kryeministrit njoftoi mediat se në mesditë pritet që Rama të kthehet dhe rreth orës 13:00 në aeroportin “Nënë Tereza” të mbahet një konferencë për shtyp.

Euronews Albania raportoi të mërkurën se kryeministri do të udhëtonte në një vizitë njëditore në Turqi së bashku me ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu. Këta të dyve iu dha të martën autorizimi për të negociuar me distributorë të autorizuar për blerjen e vaksinave anti-COVID.

Në Fletoren Zyrtare u botua të martën miratimi i tekstit të marrëveshjes me kompaninë “Keymen Ilaç Sanayive Ticaret”, për të marrë vaksinat kineze Sinovac. Mirëpo në një konferencë për shtyp me Komitetin Teknik të Ekspertëve, zëvendësministrja Eugena Tomini tregoi se marrëveshja nuk ishte përmbyllur dhe se as sasia e vaksinave që do të porositej nuk ishte dakordësuar. Tomini tha se për këtë do të punohej deri në orët e vona të mbrëmjes dhe se më pas, marrëveshja do t’u komunikohej qytetarëve.

Prej 11 janarit, kur në Shqipëria nisi programi i vaksinimit, qeveria ka mundur të importojë 90 mijë doza vaksinash anti-COVID, prej së cilave diçka më shumë se gjysma (rreth 54 mijë) janë injektuar për stafin mjekësor, të moshuarit dhe arsimtarët.

Burime zyrtare për Euronews Albania kanë bërë me dije se rreth 75% e vaksinimeve janë kryer si injektime të para, ndërsa 25% kanë marrë vaksinën e plotë me dy doza.

Shqipëria ka parapaguar 3.9 milionë dollarë mekanizmin COVAX për të marrë prej saj 1 milionë 114 mijë vaksina, ndërkohë që është në bisedime me Bashkimin Evropian për të përfituar një grant prej 11 milionë eurosh që pritet të shkojë kryesisht në programin e vaksinimit

Krahas mekanizmit COVAX, Shqipëria ka porositur 500 mijë doza me negocim direkt te kompania Pfizer. Përmes këtyre kontratave, prej së cilave mund të vaksinohen – me dy doza – deri në 750 mijë njerëz, autoritetet presin që të nisin vaksinimin masiv të popullsisë.

Për të nisur vaksinimin masiv të popullsisë qeveria ka deklaruar se do të shtojë kapacitetet për të mundësuar deri në 10-15 mijë vaksinime në ditë.

Të dhënat e përgjithshme të përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se prej nisjes së vaksinimit, mesatarja e përgjithshme ditore e injektimeve ka qenë 739 doza në ditë. Piku i injeksioneve ditore u arrit më 11 mars ku u injektuan 4,998 vaksina.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER