Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë Tereza”, u bllokua edhe ardhja e vaksinave.

“E gjithë nata ka qenë pa gjumë, që të mbanim sasinë e vaksinave që të mos shkonte në një shtet tjetër”, u shpreh kreu i qeverisë para qytetarëve.

Ndërkohë Rama sulmoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilët tha se bënë një sulm çmendurak me qëllimin që të rikthenin kaosin në vend.

“Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty pas derës për t’u futur në shtëpinë e secilit dhe ata janë gati për të bërë atë që bënë, një sulm çmendurak për të kthyer kaosin dhe fantazmën e rrëmujës në Shqipëri duke marrë peng aeroportin”, theksoi ai.

“Nuk na kapën gafil, nuk do e lejojmë këtë, kanë gjetur qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar. Ajo që ka ndodhur është një kambanë alarmi për të gjithë”, shtoi kreu i qeverisë.

Që prej ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit janë të bllokuara të gjitha fluturimet.

68 kontrollorët e kompanisë AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar” të paaftë për punë”.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u shoqëruan 28 kontrollorë, por shumica e tyre u liruan pas disa orësh. Aktualisht në mjediset e Drejtorisë së Policisë po qëndrojnë vetëm tre kontrollorë.

Lexoni gjithashtu:

Lihen të lirë shumica e kontrollorëve të trafikut ajror

Bllokimi i aeroportit, shoqërohen disa prej kontrollorëve të Albcontrol

 

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER