Gara në Elbasan, Lefter Gështenja: Situata vazhdon të jetë e tensionuar nga kundërshtari politik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja u shpreh në Euronews Albania se “temperatura” politike në Elbasan është shumë e lartë në këtë fushatë zgjedhore.

“Ndryshe nga Tirana, temperatura politike në Elbasan është e lartë. Tashmë jeni në dijeni përpos incidentit që ka ndodhur në 14 mars, situata vazhdon të jetë e tensionuar, kuptohet nga kundërshtari jonë politik”, u shpreh zoti Gështenja.

Ai theksoi gjatë intervistës me gazetarin Ilir Kazaferi se është i bindur që PD do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 prillit

“Në Përrenjas dhe Librazhd lexoj një fitore të sigurt të PD-së në sytë e banorëve”, u shpreh kandidati për deputet.

Ai renditi edhe tre shqetësimet që kanë banorët e këtyre zonave, të cilat sipas tij janë: kërkojnë ujë për të pirë, energji elektrike dhe rrugë.

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER