Rënia e valutave, Gert Dajçi: Situata lidhet me zhvillimin e fushatës elektorale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i ekonomisë Gert Dajçi, tha se ndryshe nga vitet e shkuara këtë vit është vënë re një qarkullim më i lartë i kartëmonedhave të huaja,

Dajçi tha se prirja e qarkullimit të valutave jashtë sistemit bankar nuk është e pazakontë në Shqipëri. Ai u shpreh se prej vitit 2002 Banka e Shqipërisë e ka pikasur këtë prirje dhe se “është normale që kjo të lidhet edhe me fushatat elektorale”.

Eksperti u shpreh se që prej zgjedhjeve të vitit 2017, euro pësoi rënie nga 137 lekë për 1 euro në 135 lekë dhe kjo rënie “ka vazhduar dhe më tej deri më sot”.

“Fushata elektorale është proces që gjithmonë ka evoluar në këtë rënie të valutës pasi është një hyrje shumë e madhe, gjithashtu kërkesa për të tërhequr para nga bankat është shumë e madhe gjatë kësaj periudhe,” – u shpreh Dajçi.

Shumë para në kesh, e vënë situatën ekonomike në diskutim, pasi sipas Dajçit prejardhja e tyre mbetet në pikëpyetje dhe sistemi bankar nuk mund t’i filtrojë dhe e gjitha nuk përkthehet në rritje ekonomike të shëndetshme.

Duke analizuar prirjen në rritje të qarkullimit të valutave të huaja, Dajçi u shpreh me bindje se një pjesë e parave vijnë nga “paratë e pista të krimit”. Në këtë pjesë ai përmendi si sektor kryesor investimin në industrinë e ndërtimit.

“Duke parë që të gjitha sektorët kanë rënie, ndërsa sektori i vetëm që ka rritje mbi 6% është sektori i ndërtimit, si mund të shpjegohet kjo, kjo do të thotë se paratë që po shpenzohen në këtë sektor janë të pista dhe që nuk dihet nga vijnë burimi i tyre,” – shtoi eksperti i ekonomisë.

Zhvlerësimi i valutës së euros sjell problem në ekonominë shqiptare sidomos për sektorët që operojnë në këtë valutë duke zhvlerësuar edhe punën, apo vlerën e produkteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER