Meta u kërkon institucioneve të garantojnë efiçencë të punës gjatë periudhës së zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shtetërore që të garantojnë funksionimin normal të administratës para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Me një shkresë drejtuar policisë, burgjeve, doganave, tatimeve dhe kadastrës, Meta kërkon që pavarësisht situatës në zgjedhje, titullarët e institucioneve të garantojnë efiçencë të punës.

“Në të kaluarën, në periudhat para dhe pas zgjedhore, dhe kryesisht përgjatë periudhës tranzitore që përkon nga momenti i zhvillimit të zgjedhjeve e daljes së rezultatit paraprak deri në fillimin e funksionimit të Kuvendit të ri, në veprimtarinë shtetërore në tërësi, janë konstatuar fenomene negative të natyrave të ndryshme, ku më së shumti, e për fat të keq, është vërejtur një apati e funksionimit në administratën publike e shtetërore, e cila nuk ka reflektuar një efiçiencë të plotë,” – thotë Meta në shkresën e tij.

Presidenti thotë se gjatë zgjedhjeve “do të ketë vëmendje maksimale për të monitoruar veprimtarinë e administratës”. Për këtë ai ka kërkuar vëmendje dhe “rritje të përgjegjshmërisë” nga drejtuesit e institucioneve kryesore në mënyrë që:

“[…] jo vetëm të zbatohet rigorozisht legjislacioni në fuqi, por të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbikëqyrjen, identifikimin dhe raportimin pranë institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese, veprimet apo vendimmarrjet që janë në kundërshtim të hapur me ligjin, të kujtdo punonjësi, funksionari, individi, apo subjekti fizik apo jurdik privat.”

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER