Basha i cilëson zgjedhjet “masakër”, akuzon PS-në se mori vota përmes lidhjeve me krimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë një deklaratë për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha i quajti zgjedhjet e 25 prillit një masakër elektorale.

“25 prilli është një masakër elektorale, viktima e së cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë, rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedent të krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR,  shkrirjes së vijave ndarëse mes partitë dhe shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati theksoi se selia blu është duke mbledhur fakte që do të tregojnë manipulimin e votave.

“Ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen edhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit, gjithë kamerat dhe mikrofonat e medias së lirë duhet të drejtojmë pyetjet legjitime dhe autorët e kësaj masakre janë Rama, Doshi dhe Rakipi”, tha më tej kryedemorakti.

Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta edhe për kandidatë të PS-së që morën mandatin dhe për familjarët e tyre, që sipas Bashës i siguruan votat përmes lidhjeve me krimin.

“Si i morën votat 3 deputetët e Tom Doshit, të listës së zezë të DASH? Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të Departamentit të Shtetit bashkë me 3 përfaqësuesit e krimit të Durrës, Jurges Çyrbja, Plarent Dervishit me Rrahmah Rrajën e kokainës dhe Ilir Ndraxhit e Avdulajve? Si i mori votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mare, i Gent Mares, person në kërkim ndërkombëtar?”, u shpreh Basha.

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER