“Defender Europe 21”, Meta e cilëson një mundësi të shkëlqyer për forcat tona të armatosura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21” tha se është mirënjohës që për herë të parë NATO zhvillon një ushtrim të këtyre përmasave në Shqipëri dhe në rajon.

Kreu i shtetit këtë stërvitje e cilësoi si një mundësi të shkëlqyer edhe për forcat tona të armatosura shqiptare.

“Kjo stërvitje është një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura për të testuar aftësitë operacionale të njësive dhe të strukturave, jo vetëm të luftimit por edhe atyre mbështetëse, duke rritur kështu nivelin e përgatitjes dhe ndërveprueshmërinë në përmbushje të misionit kushtetues dhe përgjegjësive tona ndaj aleancës”, tha kreu i shtetit.

Sipas Metës, ky është një rast i shkëlqyer për të njohur mjedisin rajonal.

“Në këtë kontekst, e rëndësishme që Shqipëria të arrijë atë nivel besueshmërie që kërkon dhe pozicioni dhe roli i saj strategjik”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

“Defender Europe 21”, ambasadorja Kim përgëzon Shqipërinë për marrjen e përgjegjësive

“Defender Europe 21”, Rama: Një pikë e rëndësishme për marrëdhëniet me SHBA-në

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER