“Defender Europe 21”, Rama: Një pikë e rëndësishme për marrëdhëniet me SHBA-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga ceremonia e nisjes së stërvitjes më të madhe “Defender Europe 21” kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo stërvitje është një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. Ne vazhdimisht i vlerësojmë këto marrëdhënie të shkëlqyera, por fakti është se ato mund të jenë gjithmonë edhe më të shkëlqyera falë një ndërveprimi reciprok”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri gjatë fjalës së tij theksoi se është detyrimi për t’i përcjellë gjeneratave të tjera amanetin e kësaj marrëdhënie strategjike për lirinë dhe demokracinë jo vetëm të Shqipërisë, por të mbarë kësaj bote.

“T’i japim mesazh të gjithë rajonit dhe kujtdo që ka nevojë për përgjigje për qëndrimin tonë në krah të SHBA dhe të gjithë vendeve të tjera që kanë vendosur që për lirinë dhe demokracinë të paguajë çdo çmim”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

“Defender Europe 21”, ambasadorja Kim përgëzon Shqipërinë për marrjen e përgjegjësive

Ambasada amerikane: Jemi të lumtur që Shqipëria pret “Defender Europe 21”

Shqipëria zgjidhet si një ndër 16 shtetet ku do të zhvillohet stërvitja ushtarake “Defender 21”

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER