Gazetarja e “Deutsche Welle” komenton qasjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetarja e “Deutsche Welle” Anila Shuka komentoi për Euronews Albania qëndrimin e Gjermanisë për të mos i ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në procesin integrues.

Shuka tha se Gjermania mbetet një mbështetje “e fuqishme” për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe “është përpjekur maksimalisht për të ndikuar te vendet e tjera që të çelin negociatat menjëherë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Por ajo tha se qëndrimi për të mos i ndarë të dy vendet në proces mbetet i njëjtë me atë të dy viteve të shkuara.

“Do të dukej si njëfarë penalizmi për Maqedoninë e Veriut që teksa vitin e shkuar ajo priti që Shqipëria të tejkalonte problemet e saj, tani do t’i duhej që të mbetej mbrapa për shkak të Bullgarisë për probleme jo për faj të saj,” – komentoi Shuka.

Për sa i përket çështjes së kufijve dhe dokumenteve të rrjedhura në media për një diskutim për ndryshime kufijsh, Shuka tha se “Gjermania është përpjekur që në vitin 2018 që ta heqë përfundimisht nga tavolina e diskutimeve ndryshimin e kufijve në Ballkan”.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER