Komisioneri Oliver Varhelyi nesër në Shqipëri, parashikohen takime me Ramën dhe Bashën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mëngjesin e së mërkurës në Shqipëri pritet të vijë Komisioneri i Bashkimit Evropian, përgjegjës për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Diplomati hungarez pritet të mbërrijë në orën 10:00 dhe vizita e tij do ketë fokus kryesisht ndihmat që BE-ja ka dhënë për Shqipërinë në përballimin e pandemisë.

Varhelyi do të dorëzojë në mënyrë simbolike pjesën e parë të sasisë prej 145 mijë vaksinave anti-COVID të financuara nga BE-ja. Ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në axhendë, Varhelyi parashikon gjithashtu një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Së fundmi eurokomisioneri ka nisur një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor për të pasur një qasje direkte në dorëzimin e vaksinave pas një periudhe vonesash për sa i përket lëvrimit të tyre nga mekanizmi COVAX.

Në tërësi BE thotë se ka ndihmuar rajonin për pandeminë me një fond prej rreth 3.3 miliardë eurosh të parashikuara për situatën ekonomike dhe shëndetësore.

Sikurse bëri me dije Varhelyi në një postim në Twitter, BE ka kontribuuar me rreth 376 milionë euro për projektet e rimëkëmbjes ekonomike, 385 milionë për sipërmarrjet, 750 milionë për situatën makro-ekonomike dhe 1.7 miliardë huadhënie për sektorët privatë.

Nga kjo paketë ndihmash ekonomike, zyra e BE-së në Shqipëri bëri me dije sot se këtë javë Tirana zyrtare ka përfituar 90 milionë eurot e para.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER