Kryeministri Rama takohet me shefen e delegacionit të OSBE-ODIHR

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar pasditen e sotme me shefen e delegacionit të OSBE-ODIHR, Urszula Gacek.

Lajmi raportohet nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, e cila shton se takimi mes Ramës dhe znj. Gacek po mbahet në selisë e Partisë Socialiste.

Burimet po ashtu konfirmuan se fokusi kryesor i bisedës pritet të vihet tek procesi zgjedhor i 25 prillit.

Takimi Rama-Gacek vjen pak ditë pasi Partia Socialiste u konfirmua fituese e zgjedhjeve të 25 prillit me 74 mandate.

Nga ana tjetër, opozita pretendon se në këto zgjedhje ka pasur krime zgjedhore, dhe për këtë ka depozituar disa padi në prokurori.

Delegacioni i OSBE-ODIHR në raportin paraprak vërejti disa parregullsi në zgjedhjet e 25 prillit.

Por, ky konstatim i OSBE-ODIHR nuk është përfundimtar pasi në ditët në vijim pritet të hartojë një raport përfundimtar mbi klimën zgjedhore në Shqipëri, ku krahas renditjes së problematikave të mundshme do të japë këshilla dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e kuadrit zgjedhor.

Lexoni gjithashtu: 

Lulzim Basha pret në takim shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR

Etiketimet

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

 “Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER