Minatori që mbeti jashtë Parlamentit, Elton Debreshi: Pati shantazhe në Dibër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, tha në një intervistë për Euronews Albania se në qarkun e Dibrës është bërë një fushatë e pabarabartë dhe e padrejtë në kurriz të tij, ku votuesit u vunë nën presion dhe u shantazhuan me heqje nga puna, e deri në heqje të ndihmës ekonomike.

Nisur nga ky fakt sipas tij, 590 votat e marra nga ai si kandidat i pavarur në qarkun Dibër janë shumë më të vlefshme se shumë vota të blera, ndaj nuk e konsideron humbje, por fitore të thellë.

“Ato 590 vota që i kemi marrë në Dibër kanë qenë 590 trima që u përballën me presionin e partive politike. Fushata jonë ka qenë e jashtëzakonshme. Kemi takuar njerëz me të njëjtat halle me ne, njerëz punëtorë të lënë në harresë sidomos në fshatra të thella.

Për ne është një mesazh i fuqishëm për qarkun tonë. E pamë mirë ditët e fundit si u bë fushata në Dibër, me shantazhe për blerje vote dhe presion në vendet e punës. Bënë presion edhe tek ndihma ekonomike. Nuk e shoh humbje, por fitore të thellë për ne”, tha z. Debreshi.

Ai u shpreh se mungesa e informimit të plotë nga ana e KQZ sa i përket kandidatëve të pavarur bëri që të kishte rreth 1580 vota të pavlefshme në numrin 13, që ishte numri i tij në fletën e votimit.

I pyetur lidhur me gjobën prej 50 mln lekësh të vjetra me të cilat u ndëshkua gjatë fushatës për shkelje të masave anti-COVID, z. Debreshi e cilësoi këtë një trup të radhës të qeverisë, teksa solli në vëmendje se vetë kryeministri Edi Rama mblodhi militantët e tij në shesh dhe u mjaftua me një ndjesë publike, gjë që siç tha e bëri edhe ai vetë, por gjoba vijon të jetë aktive.

“Ky ishte turpi i radhës i qeverisë që një kandidat që lind nga një klasë punëtorësh që bën fushatë si çdo subjekt tjetër ndëshkohet me gjobë ndërkohë që nuk është ndëshkuar asnjë subjekt tjetër. Edhe Rama doli në mes të sheshit duke festuar me militantët dhe kërkoi ndjesë publike. Edhe ne kërkuam ndjesë publike, por na ndëshkoi me 50 mln lekë gjobë. E kemi ankimuar në Peshkopi ku e kemi marrë gjobën e do të ndjekim më tej rrugën ligjore”, shpjegoi ai.

Teksa theksoi se tashmë i është rikthyer punës në minierë, z. Debreshi u shpreh se lufta e tij dhe e gjithë minatorëve do të vazhdojë për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara në 30 vjet.

Etiketimet

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

 “Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER