Ankimimi i PD-LSI për Beratin, KAS vendos hapjen e kutive me materiale zgjedhore në 24 Qendra Votimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi të hapë kutitë e 24 qendrave të votimit me materialet zgjedhore në qarkut e Beratit, pas ankimimeve që kishin depozituar Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike.

Hapja e kutive do të bëhet për të marrë në cilësinë e provës të materialet zgjedhore si procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet etj.

Gjithashtu, KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për të marrë prova shtesë nga organe të tjera shtetërore. Hapja e kutive të 24 qendrave të votimit është parashikuar të bëhet ditën e hënë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes së një dite më parë, ku nuk munguan edhe diskutimet me tone të larta, përfaqësuesi i PD, Marash Logu paraqiti pretendimet për blerjen e votave, duke përmendur si dy individë kyç kandidatët Nasip Naço dhe Hatixhe Konomi.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI u ndal më veçanërisht në parregullsitë e procesit, si votimi i shumëfishtë dhe gabimet në procesverbale.

Por këto pretendime nga PD dhe LSI, u hodhën poshtë nga përfaqësuesi I PS, Eridian Salianji, i cili foli edhe për një hetim që vetë PS kishte bërë, që vërtetonte se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë.

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER