Vendimi i DASH, Kikia: Kjo letër s’ka ardhur vetëm për Berishën, por druaj dhe për Metën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi këtë të mërkurë se ka shpallur “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pjesëtaret e tjerë të familjes së tij.

Gazetari i Euronews Albania, Mentor Kikia tha se ky vendim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është marrë tani, por thjesht sot ka mbërritur në Tiranë.

“Mendoj se sot nuk ishte dita e vendimit, pro sot mbërriti për të njoftuar vendimin e marrë për ta shpallur Berishën dhe familjen e tij si persona të padëshiruar. Kemi të bëjmë me dy lajme, vendimi për t’i shpallur të padëshirueshëm dhe ardhja siç e thashë…mbërritja e njoftimit të DASH, i cili sot thjesht po lajmëron vendimin”, tha ai.

Duke interpretuar përmbajtjen e deklaratës së DASH, z. Kikia theksoi se njoftimi duket se nuk ka ardhur vetëm për ish-kryeministrin Berisha, por edhe për presidentin aktual të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Pse lajmi mbërrin sot? Kjo duhet parë me lupë, për të parë se ku synon tashmë DASH. Sot vjen radha për t’u shndërruar në lajm Sali Berisha dhe familja e tij. Unë e lexova me vëmendja njoftimin dhe mendoj se kjo është një letër që ka ardhur jo vetëm për Sali Berishën, por druaj edhe për Ilir Metën. Kjo është një letër që ka mbërritur në një kohë, ku Shqipëria është në momente të rëndësishme politike”, tha ai.

Më tej gazetari tha se pas këtij vendimi të DASH, Berisha mund të bëhet “frymëzues për një opozite radikale” në kohën kur Partia Demokratike nuk i ka njohur ende zgjedhjet e 25 prillit.

“Mund të ketë një rrezik që në kushtet që PD nuk e rimori pushtetin të radikalizohet opozitarizmi i saj. Kemi një pavendosmëri të PD nëse do të hyjë apo jo në Kuvend. Janë të hapur të gjitha opsionet. Dyshoj se Berisha mund të jetë një frymëzues i linjës së ashpër të të bërit opozitë…pse jo dhe radikale”, tha Kikia.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER