Ish-zv.ministri i Integrimit: Dy mesazhet që përcolli samiti që u mbajt në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Janë gati 30 miliardë euro fonde për t’u investuar në Ballkanin Perëndimor nga Bashkimi Europian, me kushtin që të gjitha vendet të gjejnë gjuhën e përbashkët për bashkëpunim.

Kështu u shpreh Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi gjatë samitit të zhvilluar sot në Tiranë.

Për ish-zëvendësministrin e Integrimit, Albert Gajo, mbajtja e samitit në Tiranë mbart me vete dy mesazhe kryesore, që sipas tij janë vëmendje e shtuar e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe një vlerësim për rolin konstruktiv, që Shqipëria ka luajtur në këtë rajon.

“Ky samiti konfirmon dy gjëra. E para, theksin që BE në vijimësi ka vendosur për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është samiti i tretë që janë bërë përpara pandemisë. Së dyti, kjo konfirmon rolin konstruktiv që ka Shqipëria në stabilitetin rajonal. Një rol, që Shqipëria gjithmonë e ka luajtur dhe ka qenë një pikë mbështetëse politike për BE”, theksoi ai.

Ai shtoi se për t’i përfituar fondet e premtuara nga Bashkimit Evropian duhet, që vendet e Ballkanit Perëndimor të shtojnë bashkëpunimin në një sërë fushash.

Për kryeministrin Albin Kurti, shkak për bllokimin e bashkëpunimittë mëtejshëm  mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është bërë Serbia pasi nuk pranon të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER