Xhaçka: Vendimi për Konferencën e Parë Ndërqeveritare hap kyç për besueshmërinë e BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antalias me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”.

Të pranishëm në forum ishin europarlamtetari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe ish-kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta.

Kryediplomatja shqiptare theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e tij.

“Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së çdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit çdo arritje standardesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e radhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështetje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”, tha ministrja.

Lajçak dhe Lagodinsky theksuan se nuk duhet të ketë asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për tre ditë radhazi, në Turqi u mbajt Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalias ku morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës dhe Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Shqipëria pret t’i hapet drita jeshile për mbajtjen e Konferencës së Partë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian duke marrë parasysh faktin se njëra prej vendeve më skeptike brenda unionit siç është Holanda, ka konfirmuar një “po” me kushte.

Parlamenti i Holandës votoi pak ditë më parë pro hapjes se negociatave për Shqipërinë, por vendimi është shoqëruar me një kusht kryesor, i cili parasheh; mbikëqyrje të vazhdueshme e progresit të Shqipërisë në këtë rrugëtim.

Sipas kërkesës së deputetëve holandezë, kjo mbikëqyrje duhet të kryhet nga Komisioni Evropian dhe duhet të sigurojë përfshirjen e Holandës me përfaqësues të saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER