Ligjshmëria e zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja do t’i drejtohet Komisionit të Venecias

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas një seance maratonë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Tashmë Gjykata Kushtetuese pritet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion dhe më pas do të japë një vendim për padinë e Ademit, e cila në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive ka kërkuar që zgjedhjet vendore të 2019 të shpallen të pavlefshme.

Të gjitha palët në gjykim kanë të drejtë të depozitojnë deri më 25 qershor vetëm nga një pyetje për Komisionin e Venecias.

Pas kësaj, Gjykata Kushtetuese thekson se do t’i drejtohet Venecias me pyetjen e saj dhe të palëve për të marrë përgjigjet dhe argumentet në lidhje me këtë çështje, e cila ka shkaktuar debate të ashpra në sferën politike.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Venecias e ka përshëndetur edhe znj. Ademi, e cila beson se Kushtetuesja do të japë një vendim të drejtë, që do mbrojë interesin e qytetarëve dhe rendin demokratik.

“Kam bindje që GJK do të japë drejtësi për të drejtat e qytetarëve, drejtësi kushtetuese, drejtësi për pluralizëm, drejtësi për shtet dhe pushtet pluralist, drejtësi për çdo institucion aktor dhe faktor që kanë detyrim të zbatojnë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën”, shkruan mes tjerash Ademi.

Kjo nuk është hera e parë që institucionet shqiptare kërkojnë ndihmën e Komisionit të Venecias për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER