Sistemet zgjedhore që janë aplikuar në Shqipëri përgjatë 30 viteve pluralizëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas çdo palë zgjedhjesh në vendin tonë diskutohet sistemi zgjedhor. Që nga viti 1991 pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri e deri tani janë mbajtur 10 zgjedhje të përgjithshme parlamentare, 2 prej tyre zgjedhje të parakohshme, ndërkohë deputetët janë zgjedhur duke u aplikuar disa sisteme zgjedhore të ndryshme në periudhën 1991-2021.

Në Shqipëri janë zbatuar sistemet maxhoritare, sistemi (maxhoritar me korrektim proporcional kombëtar), proporcional rajonal me lista të mbyllura dhe i fundit proporcional rajonal me lista të hapura.

Sistemi maxhoritar

Sistemi maxhoritar është sistemi i konkurrimit të drejtpërdrejtë ndërmjet kandidatëve të partive politike apo kandidatëve të pavarur. Ky sistem prodhon një parlament të qëndrueshëm, me lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet zgjedhësve dhe deputetëve. Rasti i vetëm që Shqipëria ka aplikuar sistemin maxhoritar janë zgjedhjet e 31 marsit 1991.

Sistemi i përzier

Sistemi i përzier është kombinim i sistemit maxhoritar me sistemin proporcional. Sistemi i përzier është aplikuar disa herë në Shqipëri, duke filluar nga viti 1992, ku 100 deputetë zgjidheshin drejtpërdrejtë sipas sistemit maxhoritar, ndërsa 40 të tjerë plotësoheshin me anë të sistemit proporcional.

Sistemi proporcional

Ky sistem krijon hapësira për përfaqësim sa më të drejtë në parlament, duke u dhënë shans të gjithë faktorëve politikë të kapërcejnë një prag të pranueshëm elektoral, për t’u përfaqësuar në parlament. Sistemi proporcional mund të aplikohet nëpërmjet votimit në një zonë unike, ose në disa zona/rajone.

Sistemi proporcional rajonal

Prej vitit 2009, Shqipëria aplikon sistemin proporcional rajonal të mbyllur. Në zgjedhjet e fundit të 25 prillit u përdor sistemi zgjedhor proporcional rajonal me lista te hapura. Ky sistem nënkupton që zgjedhësit përveç siglës se partisë politike duhet të votojnë dhe për kandidatin/en e parapëlqyer prej tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER