Jeta parlamentare në pandemi, në 51 seanca plenare u miratuan 248 ligje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pandemia COVID-19, përveç të tjerave ndikoi shumë edhe jetën parlamentare në Shqipëri. Pas gati 5 javëve pezullim, që prej 16 prillit 2020 e deri në 7 korrikun e 2021-it, puna e deputetëve u zhvillua në kushte ndryshe, për shkak të masave anti-covid.

Të gjitha seancat plenare dhe mbledhjet e Komisioneve u zhvilluan online dhe pa praninë e gazetarëve brenda në salla, por edhe me orare të reduktuara.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi, janë 248 ligje, 143 vendime dhe 51 rezoluta të cilat janë miratuar gjatë kësaj periudhe pandemie në vend. 8 ligje kaluan në Kuvend me procedura të përshpejtuara, ndërsa vetëm gjatë këtyre 15 muajve Kuvendi rrëzoi 39 dekrete të Presidentit duke pranuar vetëm një ligj të kthyer për rishqyrtim nga Presidenti. 

Nga këto 248 ligje, 210 kanë qenë si propozime të qeverisë, 35 nisma të deputetëve, ndërsa vetëm 3 ligje kanë qenë nisma të përbashkëta të qeverisë dhe deputetëve.

Gjatë kësaj periudhë janë zhvilluar 51 seanca plenare, të cilat kanë zgjatur në total 195 orë, pasi shumica e tyre kohëzgjatjen maksimale e patën 2 orë për shkak të virusit.

Në këtë pikë është interesant raport i diskutimeve mes opozitës dhe maxhorancës, pasi në numër diskutantësh, opozita është më lartë, ndërsa sa I përket kohëzgjatjes, pjesa më e madhe i ka takuar maxhorancës, statistikë kjo e ndikuar edhe nga fjalimet e gjata të kreut të qeverisë.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER