KQZ gjobit 106 parti që nuk dorëzuan raportet financiare për vitin 2020

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me gjoba 1 dhe 2 milionë lekë 106 parti që nuk dorëzuan raportet financiare për vitin 2020 dhe 50 mijë lekë për katër parti të tjera që i patën dorëzuar ato me vonesë.

Afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare ishte data 31 mars, ndërsa rreth tre muaj më vonë, Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi theksoi se 106 partitë “nuk kanë bërë përpjekje t’i paraqisnin as përpara mbledhjes së sotme”, – kliko këtu për të shqyrtuar vendimin e plotë.

Nga këto 106 parti politike, të cilat nuk kanë dorëzuar bilanc janë 11 parti politike që kanë qenë pjesë e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021:

1. Partia Balli Kombëtar;
2. Partia Ora e Shqipërisë;
3. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar;
4. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë;
5. Balli Kombëtar Demokrat;
6. Partia Kombëtare Konservatore Albania;
7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar;
8. Partia Emigracioni Shqiptar;
9. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar;
10. Partia Bindja Demokratike;
11. Partia “Lëvizja Demokratike Shqiptare”;

Partitë që i dorëzuan pas datës 31 mars:

1. Partia Lëvizja e Legalitetit (18.06.2021);
2. Partia Minoriteti Etnik Grek (02.04.2021);
3. Partia Zgjidhja  (12.04.2021);
4. Partia e Gjelbër (31.05.2021);

Gjobat mund të ankimohen brenda 3 ditëve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ne mbledhjen e sotme tre partitë e reshtuara krah opozitës, Partia Agrare Ambientaliste, Lëvizja për Legalitetin dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kërkuan kompensim pazgjedhor për fondet, por nuk përfituan pasi sipas KQZ-së në zgjedhje nuk kanë marrë më shumë se 1% në rang kombëtar.




Etiketimet

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë në Mesdhe vetëm gjatë fundjavës

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë jashtë brigjeve të Libisë dhe Maltës vetëm gjatë fundjavës, tha OJQ, ‘SOS Mediterranee’. Grupi i ndihmës për emigrantët tha...

Evropa përkujton sot Ditën e Holokaustit të Romëve

Vendet evropiane përkujtojnë sot Ditën e Holokaustit të Romëve, e cila sjell në vëmendje përndjekjet dhe vuajtjet e kësaj popullsie etnike gjatë Luftës së...

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER