Mini-Shengeni Ballkanik merr emrin e ri Open Balkan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Burime për Euronews Albania zbulojnë se emri i ri i mini-Shengenit Ballkanik do të jetë “Open Balkan”.

Argumenti pas emrit lidhet me mundësinë që u ofrohet edhe vendeve të tjera të bëhen pjesë.

Ky emërtim lidhet dhe me deklaratën e presidentit Vuçiç i cili tha se në 1 janar 2023, pas plotësimit të disa kushteve nuk do të ketë kufij mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Gazetari i Euronews Albania, Benjamin Arifi raportoi mëngjesin e të enjtes se pritej që emri i ri të ishte një term ekonomik.

Ndërkaq në Forumin Ekonomik të Shkupit, i cili ka bërë bashkë liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pritet që të merren sot tre vendime:

  • Krijimi i një tregu të përbashkët të punës mes tre vendeve;
  • Liberalizim i qarkullimit të mallrave, nuk do të hiqet tërësisht doganat, por do të ketë lehtësime të mëdha;
  • Ndihmë të përbashkët mes tre vendeve për katastrofat natyrore.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER