Lindita Nikolla kryetare e Kuvendit, PD grisi fletët e votimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me 79 vota “pro” dhe 4 vota “kundër”, Lindita Nikolla u zgjodh sot kryetare e Kuvendit.

Në votim nuk morën pjesë vetëm 3 nga 140 deputetë.

Kryetari Lulzim Basha dhe deputetët e PD-së i grisën fletët në shenjë demostrative, si përpjekje kjo për ta penguar zgjedhjen e Nikollës.

Në kundërpërgjigje të gjestit të opozitës, kryeministri Rama i mblodhi fletët e grisura duke i futur në një qese. Ai votoi me qese në dorë. Ndryshe nga PD, LSI nuk i grisi fletët.

Pas votimit, Petrit Vasili nga LSI tha se votat e kësaj partie ishin kundër zgjedhjës së Nikollës kryetare Kuvendi.

Në legjislaturën e X-të të Kuvendit PS ka 74 deputetë, koalicioni i PD-së 59 (PD 50, PR 3, PDIU 2, PBDNJ 1, LZHK 1, PLL 1, PAA 1), LSI 4 dhe PSDSH 3.

Vëmendja për nisjen e kësaj legjislature është te lëvizja e beftë e kryetarit të PD-së Basha për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar.

Avokati Dardan Mustafa theksoi për Euronews Albania se “Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar, por jo nga partia”. Ai shpjegoi se përjashtimi nga grupi parlamentar kërkon një procedurë në parlament.

Procedura parashikon që brenda 5 ditëve pas emërimit të kryetarit të Kuvendit deputetët të deklarohen për grupin parlamentar ku do të bëjnë pjesë dhe Berisha pritet të deklarohet anëtar i grupit të PD-së.

Pas kësaj, Mustafa tha se, pritet që të formalizohet ose jo vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës. Formalizimi kërkon një mbledhje të grupit parlamentar ku deputetët votojnë.

Kjo mbledhje pritet të jetë delikate për fatet e opozitës në parlament pasi në të mund të shfaqen qëndrime të ndryshme “pro” apo “kundër” vendimit të Bashës.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

140% fitim, kompania Lego u jep ditë pushimi dhe bonus punonjësve

Lego, prodhuesi më i madh i lodrave në botë, u ka dhënë 20. 000 punonjësve të saj tre ditë pushime shtesë dhe një bonus...

OBSH: Nuk e dimë ende nëse Omicron është më ngjitës

Një numër më i madh shtetesh në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të të infektuarve me variantin e ri të covid-19...

Dhuna ndaj grave, protestuesit në Belgjikë kërkojnë më shumë angazhim të policisë

Mijëra protestues në kryeqytetin belg dolën në rrugë të dielën për të demonstruar kundër dhunës ndaj grave. Afërsisht 8 mijë persona iu bashkuan protestave në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER