Agim Nesho: Dy mesazhet kryesore të vizitës së Merkel në Shqipëri dhe Serbi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Agim Nesho thotë se kancelarja e Gjermanisë gjatë vizitës në Serbi dhe Shqipëri u kujdes të përcillte dy mesazhe kryesore.

Ai u shpreh se mesazhi i parë është, që Serbia nuk mund ta vijojë rrugën europiane pa pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe së dyti, procesi i Berlinit i nisur në 2014 nuk duhet kurrsesi të zëvendësohet nga variante të tjera.

“Merkel në mënyrë diplomatike për të mos krijuar asnjë konfuzion ka ardhur me dy mesazhe kryesore: Në Serbia ajo ishte e drejtpërdrejtë për njohjen e Kosovës, nga ana tjetër si në Shqipëri dhe Serbi ajo ka qenë e qartë me mesazhin e dytë, që është se procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet. Më shumë se kaq ajo nuk mund të shprehet”, tha Nesho.

Kancelarja Angela Merkel gjatë konferencë me Ramën në Tiranë nuk e përmendi iniciativën e “Open Balkan”, ndërsa kjo qasje për z. Nesho tregon se ideja e mësipërme nuk e ka miratimin e Gjermanisë.

“Ajo duke e mos e përmendur si një iniciativë, që ka një prapaskenë që nuk i shërben zhvillimeve pozitive për integrimin europiane të vendeve ballkanike”, tha ai.

Diplomati shqiptar tha se Merkel zgjodhi të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë për vetë faktin se në këto dy vende janë protagonistët kryesorë të iniciativës së “Open Balkan”, referuar këtu presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Rama.

“Znj. Merkel ka gjetur dy protagonistë të Ballkanit të Hapur [Vuçiç dhe Rama] që është një iniciativë jo në interesat evropiane dhe për t’ua bërë të qartë që pavarësisht justifikimeve, ka dashur që mesazhi i saj është që; të mos devijojnë nga ajo që përben esencën e kësaj gjëje pasi “Open Balkan” ka probleme të tjera, që lidhem me mos-respektim e vlerave dhe principeve evropiane që me të drejtë kryeministri Kurti i vuri në dukje”, shtoi Nesho.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER