Rama mesazh Kosovës: ‘Open Balkan’ nuk ka kontradiktë me Procesin e Berlinit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se “Open Balkan” nuk është krijuar për të përjashtuar asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por për të ndaluar “veton bllokuese dhe teoritë e konspiracionit”.

“Kancelarja me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshëm që gjashtë vendet vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Faktikisht procesi i dakordësimit mes gjashtë vendeve është procesi i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën, që një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin. Prandaj, Ballkani i Hapur është krijuar jo për të përshpejtuar njeri absolutisht, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe nga teoritë e konspiracionit të tjetrit, por për të ecur përpara”, tha kryeministri Edi Rama.

Rama shkoi më tej kur tha se nisma e “Open Balkan” nuk bie ndesh me Procesin e Berlinit, por ky është një instrument, që sipas tij çon përpara projektin e propozuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014.

“Traseja është e shtruar, procesi i Berlinit është proces, që do të vazhdojë  dhe “Open Ballkan”është një instrument për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë në mes të dyjave”, tha kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Kosovës të heqë dorë nga teoritë e konsipracionit rreth iniciativës së “Open Balkan”.

“Ne duhet të ecim më shpejt, një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykime se nëse ne fusim lëvizjen, atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte garantuar. Dhe faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri e bën teori konspiracioni për Open Balkan. Kaq e thjeshtë është”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER