Basha: Vlerësoj kontributin e Berishës, por aleanca e PD me SHBA do të mbetet e pacenueshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se vlerëson kontributin e Sali Berishës në zhvillimin e Shqipërisë dhe PD, por shtoi se aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA duhet dhe do të mbeten të pacenueshëm.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA, por dua të jem fare i qartë; aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha kryedemokrati Basha.

Kreu i PD e cilësoi qeverinë e re të miratuar 1 ditë më parë në parlament, një ‘PPP plaçkitësish që kanë për qëllim vetëm të psurohen në kurriz të shqiptarëve’.

“77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare”, tha z. Basha.

Etiketimet

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER