Vendimi, Garda do të mbrojë kryetarin e PD-së dhe personalitete të tjera

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar zgjerimi i listës së personave, të cilët do të mbrohen nga Garda e Republikës.

Mes emrave që do mbrohen janë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi si dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ka qenë më parë i mbrojtur.

Foto e shkëputur nga vendimi i Këshillit të Ministrave

Pjesë e listës, që duhet t’i mbrojë Garda janë gjithashtu kryetari i mazhorancës, Kryeprokurori i Përgjithshëm, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtuesi i SHISH deri tek ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

 

Disa prej personaliteteve që u garantohet mbrojtja nga Garda:

  • Prokurorin e Përgjithshëm
  • Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit
  • Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit
  • Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare
  • Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare
  • Anëtarët e Këshillit të Ministrave
  • Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë
  • Kryetarin e Bashkisë së Tiranës
  • Inspektorin e Lartë të Drejtësisë
  •  Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Sipas VKM-së, Garda duhet të kujdeset edhe për banesat ku jetojnë, akomodohen apo dhe objektet, në të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre emra dhe personalitete nga politika dhe drejtësia, mes të cilëve ambsadori i BE-së dhe zëvendëskryeministri.

Mbrojtje për banesat e: 

  • Zëvendëskryeministrit
  • Ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë
  • Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit
  • Prokurorit të Përgjithshëm
  • Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER