Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i LVV në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Abazi shkruan se në datën 15 shtator ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri për të mbajtur përgjegjësitë e tij për rezultatet në Shqipëri.

Abazi i vlerëson zgjedhjet e fundit në Kosovë si një fitore të Vetëvendosjes, parti që sipas tij tashmë është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove.

“Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet.

Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, VETËVENDOSJE! tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve.

Në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Boiken Abazi garoi si kandidat i pavarur në Tiranë, nën siglën e Vetëvendosjes, por nuk mundi të merrte mandatin e deputetit.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Frikë nga ‘Omicron’, BE ndalon udhëtimet nga zonat e rrezikut

Varianti i ri i COVID-19 i konstatuar së pari në Afrikën e Jugut përbën shqetësim për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Omicron është pikasur tek udhëtarë...

Ende pa autor sulmi me tre të vrarë në Deçan, jashtë rrezikut i plagosuri

Me gjithë impenjimin maksimal të policisë së Kosovës, ende nuk është arritur të zbardhet asgjë mbi sulmin me armë ndaj një autobusi në fshatin...

Demokratët festojnë sot Pavarësinë dhe Çlirimin, Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri

Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike ka zhvilluar paraditen e sotme homazhe për Ditën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER