Arben Kraja: SPAK të mos përfshihet në vetingun e politikanëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arben Kraja ka kundërshtuar kërkesën e Partisë Demokratike që vetingu i politikanëve të kryhet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Sipas kreut të institucionit, SPAK nuk mund të përfshihet në këtë çështje pasi krijon njëanshmëri.

“Ne kemi kaluar një eksperiencë që unë e konsideroj negative vitin e parë të punës tonë me të ashtuquajturën akte normative apo OFL. Ishte pikërisht një situatë e tillë, një detyrë e ngarkuar me ligj e cila na shfokusoi nga objekti i punës sonë”, tha Kraja.

“Në këtë sens unë do ta vlerësoja jo të përshtatshme përfshirjen e Prokurorisë së Posaçme në realizimin e kësaj detyre. Pa diskutim do krijoj problematik në objektivitetin e një vendimmarrje. Parimisht jam kundër për përfshirjen e Prokurorisë së Posaçme në realizimin e këtij procesi administrativ”, shtoi ai.

Ky qëndrim nuk u prit mirë nga demokratët.

“Prisja tjetër përgjigje nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Duke qenë se përfaqëson një institucion që ka si mision luftën kundër krimit të organizuar dhe  korrupsionin. Jam i surprizuar që SPAK refuzon përfshirjen në një proces që lufton krimin dhe korrupsionin”, tha Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Ndërsa avokatja e popullit Erinda Ballanca deklaroi se qytetarët kanë bindje se vetingu në politikë do të jetë zgjidhja e shumë problemeve.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Alexia Putellas fiton Topin e Artë si lojtarja më e mirë e vitit

Mesfushorja e FC Barcelona, Alexia Putellas, fitoi çmimin Topi i Artë 2021 Féminin të hënën, që i jepet lojtares më të mirë të vitit...

Mbi 37 milionë njerëz në botë të infektuar me HIV/AIDS

Virusi i Sidës vazhdon të mbetet një kërcënim botëror. 1 milionë e 500 mijë njerëz u infektuan në vitin 2020, teksa 680 mijë njerez humbën...

Varianti Omicron mund t’i rezistojë vaksinave, paralajmëron drejtori i Moderna

Vaksinat ekzistuese për COVID-19 ka të ngjarë të jenë shumë më pak efektive kundër variantit Omicron të virusit sesa variantet e mëparshme, ka paralajmëruar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER