Marrëveshje Shqipëri-Kosovë për lejet e punës dhe njohjen e kontributeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit dhe njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy marrëveshjet që pritet të firmosen të premten në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

Të dyja këto marrëveshje u miratuan sot në mbledhjen e qeverisë dhe u komunikuan nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Ministri Çuçi tha se marrëveshja e prezantuar nga ministria që ai drejton do të lehtësonte marrjen e lejeve të qëndrimit dhe punës për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë në shtetet respektive.

“Është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës që me një aplikim dhe pa dokumente do të marrin menjëherë lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda kësaj leje do të jetë edhe leja e punës. Është lajmi i mirë është për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura shumë më të lehtësuara se sot. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruhen brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”, tha Çuçi.

Ministrja Ibrahimi shpjegoi se marrëveshja tjetër që pritet të nënshkruhet gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të bëjë të mundur njohjen e periudhave të sigurimeve dhe kontributeve shoqërore mes dy shteteve.

“Përmes saj të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë do të përfitojnë nga përfitimet për barrëlindje, nga aksidentet në punë, nga pensionet e pleqërisë së invaliditetit në të dyja vendet”, shpjegoi ministrja e Financave.

4 COMMENTS

  1. Per qytetaret shqipetar dhe ata kosovar nuk duhet asnje leje qendrimi as prej autoriteteve te Tiranes as prej autoriteteve te Prishtines. Qytetaret e te dy vendeve duhet te jene te lirshem me te gjitha te drejtat qe gezojne si ne nje krahine dhe ansjelltas.Duhet te hiqen te gjitha barrierat mes popullit shqiptar kudo qe jetojne ne trojet e tyre. Ky duhet te jete objektivi kryesor i politikaneve tane

  2. Mjerim për shqiptarët ishte dhe prap nuk ka zgjidhje ne asnjë mënyrë pra jena te okupuar per shtetesin shqiptare nga Shqipëria Edi Ramës ku duhet lejeqëndrimet 3-5 vite kurse në Serbi lejohet shqiptarve Kosovar te marrin shtetesin brenda 1 vjetor edhe merr gjitha dokumentet e nevojshme !!

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER