‘Open Balkan projekt serb, po bëni tellallin e Vuçiç’, deputeti i PD debaton me ministren Xhaçka

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

‘Open Balkan’, nisma rajonale mes Shqipërisë, Serbisë dhe RMV, u bë objekt i debatit në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së të enjtes.

Deputeti demokrat Tritan Shehu e cilësoi nismën një projekt serb, ndërsa akuzoi qeverinë se me Open Balkan ‘po bën tellallin’ e Vuçiçit në Serbi.

Sipas tij, kjo nismë vetëm sa po e largon vendin dhe rajonin nga projektet evropiane ku Kosova të marrë pjesë me të drejta të barabarta.

“Ballkani i Hapur është një nismë e përgatitur në zyrat e Vuçiç, jo të PS dhe ju jeni bërë tellall i këtij projekti që bie ndesh me interesat e Shqipërisë, Kosovës, Ballkanit dhe integrimit evropian. Pse e sulmoni kaq egër Kosovën kur duartrokiteni në Serbi për Ballkanin e hapur? Po çorientoni edhe partnerët tanë që s’po dinë çfarë po ndodh me ne. Në vend të mbështesim vetëm projekte të Brukselit, ngatërrohemi në këto shtigje që na largojnë nga BE. Ai projekt i shërben ëndrrave të vjetra serbe për të dhënë atë që s’është e nevojshme në Ballkan. Ballkani ka nevojë për projekte evropiane në praninë e Brukselit, ku Kosova të jetë e pranishme me të drejta të barabarta”, tha deputeti demokrat.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka mohoi që me Ballkanin e Hapur të jetë harruar Kosova. Sipas saj, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk merret asnjë vendin pa u diskutuar impakti te Kosova.

“Kosova është çështja jonë kombëtare dhe askush nuk mund ta vërë këtë në diskutim”, tha ministrja Xhaçka.

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER