Kryenegociatori Zef Mazi në Slloveni, presidenca e BE-së jep shpresë për zgjidhje të shpejtë për procesin e integrimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, ambasadori Zef Mazi, bëri një vizitë zyrtare në Slloveni në kuadër të Presidencës të Bashkimit Evropian dhe në prag të mbajtjes të disa mbledhjeve të rëndësishme të Këshillit Evropian.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çuarjen përpara të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, me fokus mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare. Presidenca sllovene ka bërë përpjekje për zhvillimin e kësaj konference, mirëpo pengesa më e madhe ka qenë ngërçi i krijuar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rruga drejt BE-së për Shqipërinë nuk ka qenë e pavarur, por e lidhur me atë të RMV-së, e cila është penguar për shkak të vetos bullgare. Gjatë takimit u diskutua për këtë ngërç që ende vazhdon të jetë i pazgjidhur, ku u theksua se zhvillimet e kohëve të fundit politike nuk japin shumë arsye për optimizëm. Sllovenia, megjithatë, do të vazhdojë përpjekjet e saj për të shtyrë procesin, që të bëhen hapat e duhur përpara për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Presidenca sllovene mendon se ka ende shpresë që gjatë tre javëve të ardhshme të rriten përpjekjet, të flitet me të gjitha palët, në të gjithë nivelet, që të mund të arrihet një zgjidhje e dëshiruar nga të gjithë.

Ambasadori Mazi kërkoi që Presidenca sllovene dhe vetë BE ta shikojnë në mënyrë strategjike pengesën që vjen nga Bullgaria, të diskutojnë dhe të vendosin që të shtyjnë procesin përpara.

Në një formë apo një tjetër, nëse kjo mosmarrëveshje vazhdon për kohë të gjatë dhe të papërcaktuar, procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë, pasi Shqipëria nuk ka arsye përse duhet të lihet të presë, sugjeroi Zef Mazi.

Presidenca sllovene e përfundon mandatin e saj në fund të dhjetorit.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER