Më 6 mars qytetarët e Shkodrës, Vorës, Dibrës, Durrësit, Lushnjës dhe Rrogozhinës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre. Vakancat në 6 bashkitë e vendit nisën pas zgjedhjeve vendore të 2019.
Në Shkodër, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e mandatit në gusht të 2019-ës. Shkak u bë fshehja në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të Pjetrit në Itali. Valdrin Pjetri kishte fshehur një dënim për trafik droge në shtetit italian.
Në Vorë, Agim Kajmakun, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra e kryebashkiakut më 1 nëntor 2019. Edhe për Kajmakun, shkak u bë fshehja në formularin e dekriminalizimit të një dënimi në Greqi për falsifikim parash.
Lushnja është një tjetër bashki pa kryetar të zgjedhur. Fatos Tushe u shkarkua nga qeveria pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion me tendera dhe shpërdorim detyre. Që prej 7 korrikut të 2021-it vendi është vakant.
Në Durrës, Valbona Sako dha dorëheqjen vetëm 5 muaj pasi u zgjodh në krye të bashkisë.
Ndarja nga jeta e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla e la këtë bashki pa kryetar.
Të dielën e 6 marsit, zgjedhje do ketë edhe në bashkinë e Dibrës. Dionis Imeraj dha dorëheqjen më 8 mars 2021 pasi kandidoi për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar, Voltana Ademi. Në 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.
Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë.
Kjo eshte Shqiperia jone, Shqiperia kontradiktes
E luftes, e paqes, e erresires dhe e drites
Mashtrimit te vertetes, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit
ATY KU KRYETARI BERTET ME MEGAFON dhe veshe brekushe me kostum dhe atlete