Ilir Meta deklaroi nga Korça se pasi të largohet nga posti i presidentit do të jetë shumë aktiv në politikë.
“S’kam unë asnjë premtim për të bërë se nuk marrë pjesë dhe as nuk kam marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. As nuk kam ndërmend të marr pjesë në këto të 6 marsit. Në zgjedhjet më të para, pasi të heq këtë kostumin e presidentit dhe t’ia jap Toninit do më keni në beteja të vërteta”, u shpreh ai.
Presidenti nënvizoi se nuk “është nga ata që shet ndeshjet dhe nuk e tradhton kurrë publikun dhe popullin shqiptar”.
Kreu i shtetit komentoi edhe zgjedhjet e 25 prillit, ku nënvizoi se nuk ishte ndeshje e fituar, por ndeshje e shitur.
Beteja e vertet eshte me drejtesine. Shpresoj sa me shpejt qe SPAK te pergatise dosjen sa me pare per te dhene llogari prepara drejtesise per te gjithe poshtersite qe keni kryer ne dem te popullit tone