Drejtësia e vonuar e Thumanës, ende pa përfundim hetimi i Prokurorisë për shembjen e pallateve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtësia e vonuar e Thumanës, ende pa përfundim hetimi i Prokurorisë për shembjen e pallateve në Fushë-Krujë

Nëna e Kristian Preçit, 25-vjeçarit që humbi jetën nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë, kërkon drejtësi për djalin e saj, pasi ajo mendon se pasojat tragjike të tërmetit mund të ishin shmangur. Por Prokuroria e Krujës nuk i ka përfunduar ende hetimet e nisura

“Kërkoj drejtësi për djalin tim. Kam hequr të zitë e ullirit me e rrit atë djalë. Të paktën drejtësi të ketë për të, jo fare, të mos pyes shteti për të. Ata erdhën i panë shtëpitë dhe nuk na tha kush, as dilni jashtë, as rrini brenda. Dhomat e mia ishin krejt të plasaritura. Kanë qenë një çun dhe një vajzë e re, jemi të komunës më thanë dhe kemi ardhur për punën e tërmetit. Nxorën telefonin, filluan t`i fotografojnë edhe kaq”, tha ajo.

Ana rrëfen bisedën e fundit me Kristianin dhe momentin më të vështirë të jetës së saj, mëngjesin e datës 26 nëntor 2019.

“Në orën 10 më mori Kristiani në telefon mos qofsha gabim unë, o mami tha ki kujdes se ka rënë tërmet. Unë s’e dëgjova fare, po ai e ka dëgjuar”, thotë ajo.

Ëndrra e Kristianit për t’u bashkuar më të atin në Gjermani u pre në mes, bashkë me të dhe dëshira e prindërve për ta parë djalin dhëndër.

“Pas vitit të ri do shkonte tek i ati jashtë shtetit. Aq i gëzuar ishte, prisnim për ta martuar. Edhe në ëndërr me del shpesh, mos qaj shumë thotë, se edhe unë nuk jam mirë këtu ku jam”, shton ajo.

Në përgjigje të kërkesës së Euronews Albania, Prokuroria e Krujës, thekson se ky organ ka regjistruar procedimin penal numër 772, viti 2019 për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, për arsye se më datë 26 nëntor 2019, si pasojë e tërmetit në Thumanë u evidentua vdekja e 24 personave, plagosja e disa personave të tjerë si dhe dëmtime të rënda të shumë objekteve shtetërore dhe private.

Sipas prokurorisë, në kuadër të këtij procedimi është administruar dokumentacioni shkresor, janë pyetur një numër i konsiderueshëm personash që mund të kenë dijeni për veprën penale, janë administruar akt ekspertimi gjeologjik dhe mbeten në pritje të akt ekspertimit tekniko-ndërtimor nga ekspertë teknikë privatë të caktuar nga prokuroria, akt i cili një vit e pak muaj pas tërmetit, ende nuk ka dalë.

Euronews Albania kërkoi gjithashtu informacion edhe pranë Institutit të Ndërtimit, nëse përpara shembjes së pallateve, ka pasur ndonjë kërkesë nga ana e Bashkisë Krujë për inspektimin e tyre, ku mësoi se Bashkia Krujë kishte nisur korrespodencën me Institutin e Ndërtimit për inspektimin e pallateve të dëmtuara në Thumanë.

Por, pas përgjigjes së institutit se duhet të formalizonin një kontratë për të marrë përsipër edhe koston financiare të inspektimit, Bashkia Krujë ka ndërprerë komunikimin me Institutin e Nndërtimit.


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER