Shtatë të vdekur nga Covid-19, bie numri i infektimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtatë qytetarë të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila po ashtu thekson se nga kryerja 2684 testeve të dyshuara, 238 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të mbetet ende i lartë. Aktualisht sipas MSH-së në spitalet e Tiranës, por edhe ato rajonale po marrin shërbim 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 517 qytetarë, duke e çuar në total numrin e tyre në 97 723.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë ndërruar jetë 2317 persona, shumica e të cilëve me sëmundje bashkëshoqëruese.

Qarku më i prekur nga coronavirus në Shqipëri vijon të mbetet Tirana, e cila, raporton numrin më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve.

Por, pavarësisht këtyre treguesve, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar se duke filluar nga e hëna ora policore do të fillojë në orën 22:00, çka do të thotë se qytetarët do mund të lëvizin dy orë më tepër.

 

 

 

 

 

 

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER