Aksidentet në miniera, Kol Nikollaj: Prioritet nuk është siguria e punëtorëve, por nxjerrja e kromit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një incident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në një prej minierave të zonës së Martaneshit, si pasojë e lëshimit të gazrave nëntokësorë.

Sipas të dhënave nga policia, një 50-vjeçar është asfiksuar së bashku me dy kolegët e tij, të cilët i shkuan në ndihmë.

Menjëherë ata janë transportuar drejt spitalit, ku iu është dhënë ndihma e parë mjekësore. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, tha se siguria në punë dhe konkretisht në miniera nuk zbatohet.

“Në fakt ky rast është vazhdim i rasteve, sepse fatkeqësisht në Shqipëri jeta e punëtorëve është larguar nga të qenit prioritet”, tha z. Nikollaj.

Përballë gazetares Loneta Progni, z. Nikollaj theksoi në Euronews Albania se një pjesë e minierave shfrytëzohen pa kriter dhe kjo shton rreziqet në punë.

“Në minierat e vjetra, fenomeni i gazit po bëhet shqetësues, sepse janë miniera të shfrytëzuar prej 40 vjetësh, një pjesë shfrytëzohen pa kritere dhe prioritet është tregimi i kromit dhe për pasojë ndodhin ngjarje të tilla”, tha Nikollaj.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila thekson se në minierë nuk ka pasur shembje, për pasojë as minatorë të bllokuar.

Sipas ministrisë, gazi i çliruar gjatë saldimit në Martanesh, ka sjellë edhe dëmtimet e raportuara.

Lexoni gjithashtu: 

Aksident në minierën e Martaneshit, 3 minatorë asfiksohen nga shpërthimi i gazit në galeri

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER