Fundjava e kulturës, muzetë dhe aktivitetet kulturore në këto dy ditë 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për të parë diçka të bukur nga Tirana, nuk është e nevojshme të largoheni shumë nga qendra e kryeqytetit. Në listën e vendeve që duhet të vizitoni apo t’ia tregoni miqve janë padyshim muzetë, duke nisur nga Muzeu Kombëtar e me pas me muzeun e Shtëpisë me gjethe, e pak më tutje Muzeu Arkeologjik.

Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Perzhira, hodhi dritë mbi objektin arkeologjik “Llampa e Pecës”, objekt të cilin ai e cilëson si unik, si nga ana fizike, ashtu edhe simbolike.

“Një objekt që është me të vërtetë unikal, quhet llamba e Pecës, quhet kështu ngaqë është zbuluar nga një vendbanim në territorin e Kukësit. Nëse do të shikojmë skemën e “Darkës së Fundit”, të Da Vincit, do të shikojmë se lart kemi një llambë si kjo”, u shpreh Luan Perzhira.

Në Muzeun Arkeologjik, të gjitha, nga statujat, e më pas me amforat apo edhe bizhutë, rrëfejnë mjaftueshëm për zhvillimin e jetesës në trojet tona.

“Kjo stemë që po shikojmë këtu i takon varrit të Bershit. Në atë kohë ishte ideja e jetës së përtejmë se përtejme, ku njerëzit merrnin me vete një takëm të të gjitha objekteve të përdorimit të përditshëm por edhe të luksit, sepse mendohej se do e vazhdonin jetën e përtejme bashkë me to”, u shpreh z. Perzhira.

Përpos qëllimit të ruajtjes dhe ekspozimit të veprave domethënëse, misioni i muzeve është pa diskutim edukues.

“Nxënës të shkollave të ilustrojnë lëndën e historisë së Shqipërisë, këtu arkitektet mund të gjejnë skulptura të ndryshme ose aktivitetin e urbanistikës të zhvilluar në periudhat antike në Iliri ose vende të tjera të antikitetit”, tha z. Përzhira.

Muzetë e vendit ndihmojnë të kuptosh historinë e kombit tënd dhe njëkohësisht prejardhjen tënde. Për të mësuar se kush jemi, është mirë të dimë dhe kush kemi qenë dhe për këtë, në radhë me Muzeun Historik Kombëtar apo atë Arkeologjik, vjen edhe “Shtëpia me Gjethe”. Ky muze i dedikohet periudhës së diktaturës dhe në të shpalosen dokumente që tregojnë se çdo veprimtari e qytetarëve të Shqipërisë, monitorohej nga sistemi diktatorial.

Etleva Demollari, drejtoreshë e “Shtëpisë me Gjethe”, foli mbi rëndësinë që ka ky muze, i cili prezanton qytetarët me epokën e diktaturës.

“Fokusi i veprimtarisë sonë si muze ka qenë me edukimi i brezit të ri, për të mos harruar. Vizita konsiston në një njohje me muzeun dhe bashkëbisedim me një të dënuar të regjimit të asaj kohe”, u shpreh znj. Demollari.

“Për të gjithë ata që duan të kuptojnë më mirë se si ka funksionuar regjimi komunist, se si është ushtruar dhunë psikologjike ndaj qytetarëve shqiptarë”, shtoi ajo.

Sikurse në çdo vend, edhe në muze është e pamundur shmangia e teknologjisë që në këtë rast shërben për t’u ofruar vizitorëve informacione shtesë për objekte të veçanta, risi të cilat i hasim edhe te “Shtëpia me Gjethe”.

Në listën e sugjerimeve gjithmonë duhet të jenë edhe “Bunk’artet” apo Shtëpia-Muze e kolosit të letrave, Ismail Kadare.

Por, një tjetër hapësirë jo e njohur nga të gjithë për të vizituar apo sugjeruar kujtdo që dëshiron të njohë më shumë florën dhe faunën mbetet Muzeu i Shkencave të Natyrës.

Përgjegjësi i qendrës kërkimore i florës dhe faunës në vend, Julian Shehu, tha se në Muzeun e Shkencave të Natyrës bëjnë praktika jo vetëm studentët e Departamentit të biologjisë, por edhe nga Universiteti Bujqësor dhe universitetet private. Ai foli edhe për speciet e veçanta që gjenden në atë muze.

“Kjo është një ndër të vegjlit e balenave që ngatërruan rrugën dhe ngecen në bregdetin tonë, në Durrës. Kjo specie që në 1954, është e përhapur në detin Jon, në Egje, në territorin e Greqisë, Turqisë. E kemi specie të rrezikuar në territorin shqiptar, janë gjendur shumë pak ekzemplarë tashmë”, u shpreh z. Shehu.

Por sugjerimet këtë radhë do ti çojmë përtej, për të gjithë ju që keni zgjedhur qytete të tjera për të kaluar ditët e ngrohta. Në qytetin e bukur të Shkodrës  për dy ditë do të shijoni paradën “Retro” të makinave të vjetra, nën ritmin e këngëve Jazz and Swings.

Ndërsa në Korçë përveç vendeve të bukura këtë të shtunë do të mund të shijoni koncertin  e bukur artistik “Shpirti i Ballkanit”.

Pas plazhit në qytetin bregdetar të Vlorës, mund të shijoni veç ngjyrave të natyre edhe ato që sjell në ekspozitën ” E kaluara nuk ka kaluar”  piktori  Hajdar Danjolli.

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER