Turizmi vuan për punonjës, Jaka: Sipërmarrjet shqiptare ushtrojnë aktivitet sporadik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sektori i hoteleri-turizmit në jug të Shqipërisë po përballet me vështirësi për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Bizneset në qytetin e Vlorës kanë filluar të kërkojnë punonjës të huaj, ndonëse numri i punëkërkuesve të cilët nuk janë të angazhuar në një punë në këtë qytet është afërsisht 6 mijë.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha se problemi kryesor është se Shqipëria nuk ka arritur të krijojë një koordinim mes arsimimit prifesional dhe tregut të punës.

Duke analizuar shkaqet e këtij realiteti jo të mirë për sektorin e turizmit, z. Jaka i tha Euronews Albania se tregu vuan mungesën e kapitalit human për shkak se institucionet përgjegjëse nuk kanë ndjekur reformat e duhura, për të bërë të mundur balacimin mes ofertës dhe kërkesës.

“Këto janë të gjitha sinjalet të cilat  janë ditura tashmë. Sipërmarrja shqiptare akoma nuk e ka gjetur veten, sepse akoma ushtron një aktivitet sporadik dhe jo strategjik. Problemi këtu është se mungon lidhje mes atyre që prodhojnë diploma dhe industrisë që e rekruton këtë diplomë. Ne kemi dhjetë vjet që jemi të futur të arsimin profesional, por sot jemi përballë faktit se nuk kemi kapital human në këtë industri”, tha Jaka.

Ai thekson se sipërmarrjet në Shqipëri duhet të kuptojnë idenë kryesore  se suksesi në sektorin e hoteleri-turizmit arrihet vetëm nëse investimet kryesore do t’i përqendronin kryesisht tek kapitali human.

“Kapitali human është më i rëndësishëm se investimet që bëjnë sipërmarrjet në sektorin e turizmit”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e automjeteve me targat e Serbisë, nis zbatimi i vendimit

Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë sa u takon targave të automjeteve ka ndezur situatën në veri të Kosovës. Sipas vendimit të ministrit Xhelal Sveçla, të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER