Drejtuesja e Autoritetit të Veterinarisë: Gripi i shpendëve s’përbën rrezik për konsumatorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika thotë se janë izoluar vatrat ku është konstatuar prezenca e gripit të shpendëve H5N8.

“Vlen të theksoj se identifikimi dhe konfirmimi i virusit të shpendëve përbën një pikë finalizimi të një monitorimi që ndërmorëm për izolimin e vetëm tre vatrave deri më tani”, tha ajo.

Ajo theksoi në Euronews Albania se krahas kontrollit të vatrave, autoritetet shëndetësore po punojmë për të mbajtur nën kontroll zonat përreth, ku është konstatuar prezenca e gripit.

“Masat janë thelbësore në lidhje me monitorimin, vlerësimin dhe izolimin e rasteve. Deri tani kemi tre raste dhe i kemi izoluar si vatra”, tha ajo.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që produktet shtazore para se t’i konsumojnë do duhet t’i përgatisin në temperatura të lartë, ndërsa shtoi se gripi nuk përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

“Influenca aviare nuk përbën rrezik për konsumatorin. Nuk konsiderohet një sëmundje, e cila transmetohet me anë të ushqimit. Nuk kemi vend për të aluduar një gjë e tillë, sidomos kur respektohen kushtet higjieno-sanitare në kuzhinën tonë”, tha ajo.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER