Asnjë humbje jete dhe 11 raste të reja nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë thekson se janë evidentuar 11 raste të reja, ndërkohë raportohet se ka rënë edhe numri i të shtruarve në spitalet COVID.

Aktualisht në spitale po marrim trajtim mjekësor 20 pacientë, ndërsa gjashtë prej tyre gjenden në terapi intensive.

Sipas MSH-së, në orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në 129,785, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 57
Tiranë 50
Berat 28
Elbasan 14
Lezhë 12
Korçë 10
Durrës 4
Fier 4
Gjirokastër 3
Dibër 3
Kukës 2
Vlorë 2.

Si pasojë e epidemisë në Shqipëri kanë ndërruar jetë deri tani 2452 pacientë, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Qarku me numri më të lartë të vdekjeve dhe të infektuarve është Tirana.

Duke vlerësuar prirjen e përgjithshme të epidemisë COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të lehtësojë disa prej masave kufizuese për t’i dhënë hov të ri zhvillimit të ekonomisë.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER