Sazet e Këlcyrës, publiku shijon këngët dhe vallet tradicionale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sazet e Këlcyrës udhëtuan për në kryeqytet që të rinj e të vegjël të njohin muzikën e vjetër shqiptare dhe publiku kryeqytetas të shijojë më specifikisht karakteristikat e sazeve të kësaj zone.

Për gati dy orë, grupi i sazeve të Këlcyrës me çiftin Vjolanda dhe Robert Tralo sollën një atmosferë të veçantë në zemër të kryeqytetit dhe publiku shijoi këngët dhe vallet tradicionale.

Artistja Vjolanda Trato tha se të rinjtë duhet të ndryshojnë qasjen e tyre aktuale dhe t’i afrohen më tepër këngës popullore.

“Duhet të ketë më shumë qasje për këta të rinj, megjithatë shpresojmë që koha të ndryshojë, të dalë më shumë të pah kënga popullore, jo ajo e përpunuar. Të dalë tamam saze qytetare përmetare. Kemi të rinj të talentuar, kemi djem shumë artistë që me kënaqësi, me mund, me djersë, me pasion, duan që qytetin e Këlcyrës ta bëjnë të njohur me këto aktivitete”, tha atistja Vjolanda Tralo.

Edhe pse i ri, Ervis Rapaj ka investuar për të qenë pjesë dhe për të formuar grupin e sazeve të Këlcyrës, si pjesë shumë e rëndësishme e identitetit kulturor muzikor shqiptar.

“Kanë filluar ta harrojnë këtë traditë dhe kjo është diçka që ne gjithmonë, po mundohemi të ruajmë traditën. Ne gjithmonë bashkohemi te muzika përmetarë, do të dëgjojmë tinguj përmetarë por gjithsesi kemi edhe këngë të Këlcyrës. E kam pasur ëndërr të krijoj një grup të sazeve të Këlcyrës se ka pasur saze gjithandej të Korçës, Përmetit apo Delvinës”, tha instrumentisti Ervis Rapaj.

Koncerti u mbajt mbrëmjen e kaluar te Reja, pjesë e kalendarit artistik për pesë vjetorin e vendosjes së Resë.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER