Punonjësit e Bankers Petroleum Albania dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga talasemia.  Kompania i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar vullnetarisht gjak.

Punonjësit e kompania Bankers Petroleum Albania i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar, për të dhuruar gjak. Për të shpëtuar jetën e fëmijëve që vuajnë nga talasemia, pjesë e nismës solidare janë bërë Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Qing Fang e Nëndrejtori për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës, Luntao Chen dhe dhjetëra punonjës të tjerë.

“Talasemia është një sëmundje që i shoqëron njerëzit e prekur prej saj përgjatë gjithë jetës dhe kërkon transfuzion të vazhdueshëm gjaku.  Ne jemi kompani me sensibilitet të lartë përsa i përket përgjegjësisë sociale. Ne e kemi mbështetur këtë iniciativë të Kryqit të Kuq sepse mund të përmirësojmë jetën e të sëmurëve me talasami.U jam shumë mirënjohës punonjësve tanë që kanë dhuruar gjak sot. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në nisma që ndihmojnë dhe mbështesin komunitetin”, deklaroi Qing Fang.

Sipas mjekut transfuziolog Endrit Susaj, në Shqipëri numërohen mbi 600 pacientë me Talasemi, të cilët e kanë të nevojshme të kryejnë transfuzion çdo tre javë.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve, të cilët kanë mundësi të dhurojnë gjak, të bëjnë të mundur që fëmijët të ndihmojmë këta fëmijë,” tha mjeku Susaj, duke shtuar se periudha e verës është më e vështira për dhurimin e gjakut.

Mjeku Susaj falënderoi të gjithë punonjësit e kompanisë Bankers Petroleum Albania që iu bashkuan kësaj nisme kaq të rëndësishme dhe u bëri thirrje edhe qytetarëve të tjerë të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER