Gjysma e grave në Shqipëri janë dhunuar të paktën një herë në jetë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një anketë e Institutit të Statistikave thotë se rreth 53% e grave janë dhunuar të paktën një herë në jetë.

Studimi tregon të dhëna alarmante sipas të cilave një pjesë e shoqërisë e pranon dhunën brenda familjes. Specifikisht, 46.5% e personave të pyetur besojnë se gratë duhet ta durojnë dhunën e ushtruar për ta mbajtur familjen të bashkuar.

Nga ana tjetër 27.5% besojnë se kur një grua dhunohet nga bashkëshorti është edhe për faj të saj, madje të dhënat tregojnë se 27.6% e personave mendojnë se është turp nëse një grua flet për këtë problem me dikë jashtë familjes së saj.

Grafik ilustrues, Euronews Albania.

Dhuna e ushtruar ndaj grave në shumë raste vjen edhe kur ato refuzojnë të kryejnë mardhënie seksuale me bashkëshortet, kështu pohojnë 11.4% e të anketuarve.

Por shifra është e lartë sa i takon grave që e kanë përjtuar dhunë në jetën e tyre, kështu kanë pranuar të paktën 52.9% e grave të intervistuara, dhe 36.6% pohojnë se po e përjetojnë aktualisht atë.

Grafik ilustrues, Euronews Albania.

Studimi tregon se sjelljet kontrolluese, dhuna psikologjike, dhuna ekonomike dhe dhuna seksuale ndaj partneres janë shfaqur gjatë tre viteve të para të martesës, madje në studim vihet re, se numri më i lartë i partnerëve dhunues janë në radhët e personave me arsim të mesëm dhe të ulët.

Viti i kaluar tregoi se dhuna në familje u rrit, sidomos gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa 13% e krimeve në 2020 ndodhen në familje.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER